Këtë diel në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë, e fundit për Grupin K të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Të dy skuadrat kanë përmbushur objektivat e tyre, duke e kthyer këtë përballje në një “miqësore luksi”.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë (4-3-3) është: Strakosha; Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Hoxha, Broja, Uzuni. Trajner: Sylvinho.

Afro 22 mijë tifozë pritet të jenë në stadium, ku ka nisur futja me masa të shtuara sigurie. Një numër i konsiderueshëm tifozësh anglezë gjithashtu do të jenë prezent, por nuk priten incidente. Të gjitha biletat janë shitur prej disa ditësh.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com