Kuq e zinjtë kanë arritur një fitore të madhe 1-0 kundër Andorrës në ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Përkundër dominimit në lojë nga Shqipëria, pjesa e parë ishte e zbehtë me raste ku mundësinë më të mirë e pati Gjimshiti ku pas një goditje me kokë topi u ndal në transverzale.

Në pjesën e dytë Shqipëria u fut fuqishëm ku pas një goditjeje të Hoxhës, topin e priti portieri kundërshtarë.

Në minutën e 67-të të ndeshjes, mesfushori Kristjan Asllani goditi një top të bukur pas asistimit të Myrto Uzunit dhe kështu përfundoi rezultati i ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Me këtë fitore të Shqipërisë dhe humbjes së Serbisë në ndeshjen tjetër që u zhvillua në të njëjtën kohë kundër Anglisë, skuadra kuq e zi siguron vendin e dytë në grup dhe vazhdimin për në ‘playoff’ për Kupën e Botës 2026.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com