Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë ka njoftuar të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë mbetur mbrëmë pa targa të automjeteve që të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ky reagim vjen pasi dhjetëra kosovarëve mbrëmë iu vodhën targat e makinave, pas ndeshjes Slloveni-Kosovë.

Por, paraprakisht Ambasada bën me dije se rastet duhen lajmëruar edhe në polici.

“Nënkuptohet, rastet duhet të paraqiten fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë.

Për informata shtesë ju lutemi kontaktoni linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221” thuhet në njoftim.

Mbrëmë Kosova shënoi fitore historike në Slloveni, ku me rezultatin 0:2 siguroi play-off-in e Botërorit.

Në shenjë revolte nga humbja e pësuar, tifozët nikoqirë raportohet të kenë vjedhur targat e disa veturave që ishin me regjistrim të Republikës së Kosovës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com