Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër D.A. (19) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Sipas të dhënave të policisë, më 07.07.2025, në territorin e Shkupit, zyrtarët policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të dyshuarit. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, e cila dyshohet se ishte destinuar për përdorim apo shpërndarje të mëtejshme.
Materialet e rastit janë dorëzuar në Prokurorinë Publike për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj të dyshuarit do të ndërmerren masat ligjore në përputhje me dispozitat në fuqi.TS