Shkup, 3 nëntor – Në Kuvend janë paraqitur njoftime për ndërprerjen e mandateve të Jane Micevskit, Beti Stamenkovska Trajkovskës dhe Dejan Prodanovskit nga funksioni i deputetit.

Këto njoftime vijnë pas zgjedhjes së tre deputetëve të VMRO-DPMNE-së si kryetarë komunash: Micevski në Komunën Sopishtë, Stamenkovska Trajkovska në Kisella Vodë dhe Prodanovski në Prilep, në kuadër të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor dhe 2 nëntor.

Në seancën e sotme të Kuvendit – të parën pas raundit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve lokale – pritet të konfirmohet ndërprerja e mandateve të tyre si deputetë.

Në këtë seancë, para deputetëve pritet të flasë edhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos.

Në vend të Stamenkovska Trajkovskës dhe Micevskit, në Kuvend pritet të hyjnë kandidatët vijues nga lista e Njësisë Zgjedhore 1, respektivisht Martin Stojanovski dhe Aleksandra Nikolovska, ndërsa në vend të Prodanovskit – kandidati vijues nga Njësia Zgjedhore 4, i cili pritet të jetë, Mito Andonov.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com