Strugë, 2 nëntor 2025 – Në procesin aktual zgjedhor në Strugë janë regjistruar parregullsi në listën e votuesve, pasi nëntë qytetarë nuk kanë figuruar në listë, pavarësisht se posedojnë të drejtë vote.

Të prekurit kanë paraqitur ankesat e tyre në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), mirëpo deri më tani shtatë prej tyre janë refuzuar.

Këto raste kanë ngjallur shqetësime tek qytetarët lidhur me saktësinë dhe përditësimin e listës zgjedhore, e cila mbetet një nga elementet thelbësore për besueshmërinë e procesit elektoral.

Sipas të dhënave nga terreni, edhe në raundin e parë të zgjedhjeve, rreth 30 qytetarë nuk ishin përfshirë në listën e votuesve, duke u privuar nga e drejta e tyre themelore për të votuar.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com