Strumicë, 1 nëntor 2025 – Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën rajonale R1402, në segmentin nga fshati Gabrovë deri në fshatin Bansko.

Sipas njoftimit të SPB Strumicë, K.D. (63) nga fshati Gradsko Balldovci duke drejtuar një motoçikletë me targa të Strumicës, humbi kontrollin dhe ra në rrugë. Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi i motoçikletës vdiq në vendngjarje.

Një mjek ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Një ekip i SPB Strumicë, në prani të prokurorit publik, ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com