Për shkak të erës së fortë jugore që ka përfshirë rajonin e Shkupit, dy avionë janë devijuar dhe kanë përfunduar në aeroportin e Prishtinës, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza, njofton TS.

Sipas autoriteteve, era po fryn në lartësi të mëdha, duke e pamundësuar uljen e avionëve në aeroportin e Shkupit.

Dy avionë të tjerë aktualisht qarkullojnë mbi kryeqytet dhe presin udhëzime për të kryer uljen në mënyrë të sigurt.

Autoritetet e aviacionit dhe qendra për menaxhim të krizave monitorojnë situatën në kohë reale për të siguruar sigurinë e pasagjerëve.

Qytetarët dhe udhëtarët këshillohen të qëndrojnë të informuar për ndryshimet në fluturimet e tyre përmes linjave ajrore përkatëse./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com