Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me Delegacion të Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Suedi-Maqedoni e Veriut të Riksdagut suedez, е udhëhequr nga Kryetarja e Grupit, Llota Xhonson Fornarve. Në takim morën pjesë ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Ola Solstrom, si dhe kryetarja e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë, Dafina Stojanoska.

Siç theksohet në kumtesën nga shërbimi për shtyp i qeverisë, kryetari i Kuvendit Gashi theksoi mbështetjen dhe miqësinë shumëvjeçare të Mbretërisë së Suedisë ndaj vendit tonë, duke theksuar se marrëdhëniet midis dy vendeve bazohen në mirëkuptim, besim dhe respekt të ndërsjellë.

“Kënaqësi e veçantë u shpreh me krijimin e Grupit të Miqësisë me Maqedoninë e Veriut në Riksdagun suedez, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit parlamentar”, theksohet në kumtesën.

Deputetja Dafina Stojanoska shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme suedeze për qëllimin strategjik të vendit tonë – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“U diskutua zbatimi i projekteve në periudhën e ardhshme në më shumë fusha – bujqësi, biznes, barazi gjinore, që do të thotë vazhdimësi e mbështetjes dhe miqësisë. Bashkëbiseduesit e pranishëm ranë dakord se komunikimi intensiv i ndërsjellë dhe shkëmbimi i përvojave kontribuojnë në afrimin e shteteve dhe popujve të Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e Kuvendit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com