Më 27.11.2025, rreth orës 22:20, në Stacionin Policor të Gostivarit është paraqitur H.Z. (43) nga fshati Gradec, i cili ka denoncuar se rreth orës 19:50 është sulmuar fizikisht nga A.N. dhe J.N. në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar.
Sipas denoncuesit, ai kishte ndaluar automjetin e tij të tipit “Daihatsu” me targa të Gostivarit para një dyqani, kur dy personat e përmendur e kanë sulmuar fizikisht. Gjatë incidentit, A.N. me një send të fortë ka thyer edhe xhamin e automjetit.
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e motivit të sulmit.TS
Mgid