Gjenerali amerikan, Wesley Clark, ka zbarkuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, për dëshminë historike në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
Fjalët e ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë gjatë kohës së luftës së Kosovës, mbajnë një peshë të jashtëzakonshme.
Në Hagë ndodhet edhe gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila po e përcjell nga afër atmosferën dhe zhvillimet që nga nisja e kësaj dëshmie që konsiderohet një moment kyç në gjyqin ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.
Ai do të jetë i fundit që do të dëshmojë në të mirë të Thaçit.
Klankosova.tv do të sjellë në kohë reale të gjitha zhvillimet e ditës së sotme.
Dëshmitari Clark futet në sallë
Seanca në Hagë ka nisur.
Dëshmitari Wesley Clark është futur në sallë dhe pas pak pritet të nis dëshminë e tij.
Ekskluzive: Wesley Clark hyn një orë më herët në Gjykatën Speciale (VIDEO)
Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku ka raportuar ekskluzivisht se ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark ka hyrë një orë më herët në ambientet e Gjykatës Speciale.
Siç raporton Mujku, Clark bëri këtë veprim për t’u mos takuar me askënd të hyrja e Gjykatës, njofton Klankosova.tv.