Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot ka takuar ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup z. Michalis Rokas me të cilin diskutuan për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në zgjedhjet në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit, si dhe për respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe vendimin e Këshillit Komunal të Gostivarit.
Takim shumë i frytshëm dhe miqësor me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Michalis Rokas.
Diskutuam për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në zgjedhjet në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit, si dhe për respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe vendimin e Këshillit Komunal të Gostivarit.
Theksova rëndësinë e respektimit të vullnetit qytetar dhe barazisë demokratike për të gjithë.
Eurointegrimet mbeten e vetmja rrugë përpara për vendin tonë.
Angazhimi ynë mbetet i qartë: demokraci funksionale, transparencë dhe respektim i plotë i vullnetit qytetar.