Nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik – NQP Shkup njoftojnë se sot nuk do të punojë teleferiku në Vodno të Shkupit, përcjell TV21. Nga NQP thonë se ky vendim është marrë për shkak të motit të keq në kryeqytet.

“Ndërmarrja për Qarkullim Publik – NQP Shkup njofton përdoruesit se teleferiku në Vodno nuk do të jetë në funksion për shkak të motit të keq. Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë ditës në disa pjesë të Shkupit priten reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë e fortë, herë pas here në formë stuhie të përkohshme. Shpejtësia e erës tejkalon kufijtë e lejuar për funksionim të sigurt dhe të pandërprerë të objektit. Shërbimet kompetente po monitorojnë situatën në terren dhe sapo të krijohen kushtet e përshtatshme të motit, teleferiku do të vazhdojë me transportin normal të pasagjerëve”, thonë nga NQP.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com