Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë ka goditur veriun e Afganistanit, duke shkaktuar të paktën 20 viktima dhe qindra të plagosur, sipas autoriteteve lokale. Zyrtarët paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim.

Sipas raportimeve për BBC-në, tërmeti u ndje fuqishëm pranë Mazar-e-Sharif, një nga qytetet më të mëdha të vendit me rreth 500 mijë banorë. Goditja ndodhi në orët e para të së hënës, rreth orës 01:00 sipas orës lokale (20:30 GMT).

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) njoftoi se tërmeti kishte një thellësi prej 28 kilometrash (17 milje) dhe u regjistrua në një nivel alarmi portokalli, që tregon mundësinë e dëmeve të mëdha materiale dhe humbjeve të jetëve.
Ekipet e shpëtimit janë në terren duke kërkuar nën rrënoja, ndërsa shumë familje janë detyruar të kalojnë natën jashtë për shkak të frikës nga pasgoditjet.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com