Detaje të reja janë zbardhur lidhur me zjarrin e rënë këtë të martë në një mobileri në Vlorë. Zjarri ka rënë rreth orës 03:00 dhe dyshimet për zjarr vënie të qëllimshme janë konfirmuar nga kamerat e sigurisë.

Pamjet e siguruara nga “Euronews Albania” tregojnë momentin kur një person me çekan në dorë thyen xhamin e mobilerisë dhe më pas ndez benzinën të cilën e ndez brenda hapësirës së thyer të xhamit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com