Një katamaran me rreth 55 turistë u mbyt në Karaibe, në Republikën Domenikane. Turistët, pjesë e një udhëtimi me anijen gjermane “Mein Schiff 1”, po merrnin pjesë në një aktivitet lundrimi, kur mjeti “Boca de Yuma I” pësoi një çarje dhe filloi të fundoset me shpejtësi në Gjirin e Samanës.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë dhjetëra pasagjerë të tmerruar që notonin në det me jelekë shpëtimi, ndërsa marina dhe shërbimet e emergjencës nisën menjëherë operacionin e shpëtimit. Të gjithë pushuesit u nxorën nga uji pa lëndime.
Autoritetet vendase njoftuan se shkaku i incidentit po hetohet, por dyshohet për një defekt teknik në trupin e katamaranit. Ndërkohë, kompania TUI Cruises konfirmoi ngjarjen, duke theksuar se mjeti në fjalë ishte në pronësi të një operatori të jashtëm. “Të gjithë pasagjerët janë të sigurt dhe janë kthyer në anije. Siguria e tyre është prioriteti ynë kryesor,” tha zëdhënësja Sabine Lüke.