Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arapaj të Durrësit, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar tragjikisht me humbjen e jetës së një 52-vjeçari.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas hetimeve të kryera, është ndaluar 18-vjeçari L. Ç., i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen e shtetasit S. F., 52 vjeç.
Nga hetimet paraprake rezulton se pas një debati të çastit, i riu e ka goditur me grusht 52-vjeçarin, i cili ka rënë me kokë në tokë.
Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, viktima ka ndërruar jetë më datë 10 nëntor 2025, rreth orës 22:00, në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia thekson se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al
Mgid