Tripunovski: Brukseli nuk ka paralajmërim për bllokim të fondeve IPARD, ne vazhdojmë luftën kundër korrupsionit
Brukseli nuk ka dhënë asnjë paralajmërim për bllokim të fondeve IPARD, nga të cilat ne si shtet jemi përfitues. Përkundrazi, lufta jonë kundër korrupsionit që po e zhvillojmë aktualisht dhe kontrollet shtesë që po i realizojmë në vetë Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural janë vlerësuar shumë pozitivisht nga Brukseli, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
Siç thuhet në njoftimine MBPEU-së, Tripunovski theksoi se menjëherë pas njohurive përkatëse, gjegjësisht pas aksionit që e realizuan Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria, janë ndërmarrë aktivitete shtesë me qëllim që të verifikohet puna e vetë Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
“Do të ndërmerren veprime të caktuara në pjesën e mekanizmave kontrolluese, veçanërisht në aspektin e pagesës së fondeve IPARD”, sqaroi ministri Tripunovski.
Ai theksoi se në një periudhë shumë shpejt Agjencia do të ketë drejtor të ri, me qëllim që puna e përditshme të vazhdojë me dinamikë normale.
“Ne si shtet jemi të vendosur ta zbatojmë luftën kundër korrupsionit”, theksoi ai.