Ukraina ka rënë dakord për propozimin e paqes të ndërmjetësuar nga administrata Trump, me disa detaje të vogla që ende duhen përpunuar, raporton CNN duke cituar një zyrtar amerikan.

Washingtoni zyrtar i dërgoi Kievit planin e tij fillestar të paqes me 28 pika javën e kaluar, përpara se zyrtarët nga të dy vendet të hartonin një kundërpropozim në bisedimet e krizës në Gjenevë në fundjavë.

Derisa, aleatët evropianë, të cilët paraqitën kundërpropozimin e tyre ndaj planit me 28 pika, kanë organizuar me nxitim një numër takimesh ditët e fundit në një përpjekje për të mbajtur ritmin me negociatat.

Kjo vjen pas raportimeve se zyrtarët amerikanë dhe rusë, përfshirë sekretarin e ushtrisë amerikane Dan Driscoll, po takoheshin për bisedime në Abu Dhabi sot, shkruan CNN.

Në anën tjetër aleatët perëndimorë, kryesisht nga Evropa kanë bërë thirrje se qfarëdo plani i paraqitur duhet të merr dritën e gjelbër nga Kievi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com