Ushtruesi aktual i detyrës së kryetarit të Gostivarit, Valbon Limani, ka deklaruar në një lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin qendror të lajmeve në TV21 se do ta ankimojë vendimin e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila ka caktuar një ushtrues tjetër të detyrës deri në zgjedhjet e 11 janarit 2026.

Limani theksoi se procesi ligjor do të vijojë në Gjykatën Kushtetuese dhe se pret një vendim nga kjo instancë. Ai nënvizoi se pavarësisht mosdakordësisë me vendimin e Qeverisë, në rast se i deleguari i ri paraqitet në objektin e komunës, “ai do ta lejojë”, duke shtuar se nuk ka ndërmend të krijojë tensione apo të “bëjë show”.

Gjithashtu, Limani bëri të ditur se nuk do të ketë pranim-dorëzim zyrtar të detyrës, duke argumentuar se i deleguari i ri “nuk është i përzgjedhuri i popullit të Gostivarit” dhe se legjitimiteti i tij do të duhej të dilte nga vullneti qytetar.

Në ditët në vijim pritet që ankesa e Limanit të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa situata në komunë mbetet në vëmendjen e opinionit publik.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com