Sot është varrosur Behar Topilla, në fshatin Gllanasellë, pas një sëmundjeje të rëndë që i mori jetën.

Topilla ishte i mbijetuari i vetëm i masakrës së ndodhur në lagjen Shavarinat të Drenasit, ku humbën jetën 40 persona nga forcat serbe gjatë luftës.

Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, ka raportuar dhe ka ndarë pamje nga ceremonia mortore në fshat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume