Prokuroria Themelore e Prishtinës ka lëshuar një komunikatë ku ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e cila ndodhi dje në Fushticë të Drenasit, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, në QKMF-në në Komoran vdiq Ragip Shala.

Në njoftimin e organit të akuzës, bëhet e ditur se është arrestuar Vehbi Plakaj, i cili dyshohet për dy vepra “Vrasje” dhe “Manipulim me prova”.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar së bashku me njësitë relevante të Policisë, të cilat gjatë hetimeve fillestare kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në garazhin e shtëpisë së viktimës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit, në vendngjarje janë gjetur dhe siguruar një gëzhojë dhe një fishek, ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, një pistoletë e tipit “ZORAKI 917-T”, me numër serik A3YZR16YS01201411, është gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e vëllait të viktimës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është kryer bastisja e shtëpisë së viktimës, pasi që dyshohet se arma me të cilën është kryer vepra penale ishte në pronësi të viktimës.
Prokurori i Shtetit, brenda afateve ligjore, do të parashtrojë kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com