Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, e ka komentuar humbjen e kandidatit të VLENI-së, Haqim Ramadani, në komunën e Bërvenicës gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Në një intervistë për emisionin ZOOM, Ibrahimi ka theksuar se, megjithëse Ramadani humbi nga votat shqiptare që i mori kandidati tjetër maqedonas i VMRO-DPMNE-së.

“Në Bërvenicë, Haqim Ramadani humbi nga votat shqiptare që i mori kandidati tjetër, për shkak se edhe pse erdhën shumë përkrahës shqiptarë për ta mbështetur, nuk mjaftoi numri i votave për të siguruar fitoren”, ka thënë Ibrahimi.

Ai shtoi se strategjia e ndjekur nga Ramadani dhe ekipi i tij kishte për qëllim të shmangte shfaqjen e një gare mes partive politike dhe të përqendrohej në mobilizimin e votuesve në terren, pa ndikime të jashtme./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com