Ndërsa Zohran Mamdani ecte rrugëve të Upper East Side për fushatë, mbështetësit e tij e ndalonin vazhdimisht. Dy gra të reja të qeshura dukeshin shumë të mahnitura dhe i thanë se e ndiqnin në Instagram. Turma gazetarësh e rrethuan Mamdanin dhe kapën çdo moment të tij, teksa takohej me mbështetësit.

Me një epërsi të konsiderueshme në sondazhe, 34-vjeçari është në prag të shkrimit të historisë kur njujorkezët të votojnë të martën, si kryebashkiaku më i ri dhe udhëheqësi i parë mysliman dhe nga Azia Jugore. Një figurë relativisht e panjohur vetëm disa muaj më parë, pak veta mund ta kishin parashikuar ngritjen e tij, nga artist hip-hopi dhe këshilltar strehimi në asambleist të shtetit të Nju Jorkut dhe kandidat kryesor për të drejtuar qytetin më të madh në SHBA.

Garë me tre palë

Përmes videove virale dhe kontakteve me krijuesit e përmbajtjes dhe podkasterët, Mamdani është bërë i njohur për votuesit në një kohë kur besimi tek Partia Demokratike midis anëtarëve të saj është në nivelin më të ulët historik. Por ka pikëpyetje nëse ai mund t’i mbajë premtimet e tij ambicioze dhe se si një politikan pa përvojë ekzekutive do ta përballojë sulmin që me siguri do të vijë nga një administratë armiqësore e Trump.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com