Qytetarët e Maqedonisë e Veriut sot do të votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Të drejtë vote do të kenë 1 milion e 13 mijë e 357 qytetarë nga 1.8 milionë votues sa janë të regjistruar.

Siç raporton Alsat-M, të shtunën të drejtën e votës e shfrytëzuan personat me probleme shëndetësore dhe me aftësi të kufizuara si edhe personat në arrest shtëpiak, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore, transmeton Klankosova.tv.

Në kryeqendren e RMV-së, në Shkup, të drejtë vote kanë gjithsejt 474 mijë e 394 votues.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 1 mijë e 569 vëzhgues, nga të cilët 904 janë vendas dhe 651 janë ndërkombëtarë.

Monitoruesit kanë të drejtë të vëzhgojnë punën e KSHZ-së, Këshillave Komunale Zgjedhore dhe këshillave zgjedhor në vendvotime, duke shënuar gjetjet e tyre por pa penguar punën e organeve zgjedhore.

Të drejtë të ndjekin procesin pa e penguar atë kanë edhe të gjitha mediat vendase pa pasur nevojë për leje plotësuese, pore dhe dhjetëra gazetarë të huaj të cilët janë akredituar paraprakisht në KSHZ.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com