Savash Veliu

Të gjithë morën atë që meritonin. Por populli mbeti me rrënoja në derë.
Rrënojat vazhdojnë të vijnë e të shtojnë, dhe kanë qenë në rritje për 35 vjet. Në mungesë të një klase intelektuale dhe klase politike atdhetare, ato janë bërë një mal i pashkelur nga politika amatore, partiake dhe tradhtare të paaftë për demokraci. Klasa të formuara dhe të kalitura nga doktrina e huaj marksiste-leniniste, veçanërisht doktrinat ruso-serbe e cila vjen nga majtizmi internacionalist, pra të gjithë në “Një Shtet bolshevik” pa kombe!

Të jemi të sinqertë, as e Majta dhe as e Djathta nuk kanë kontribuar në kauzën shqiptare, por i kanë sjellë dhimbje dhe mjerim vendit!
Unë besoj se populli nuk e kuptonë se çfarë janë e Majta dhe e Djathta. Ata duan prosperitet, barazi kulturore dhe politike me sllavët si taksapagues autokton.

Po e Majta Shqiptare dhe Orientimi i Saj iishte vulosur Antiperëndimore.
Në historinë moderne shqiptare, e majta ka treguar vazhdimisht një prirje për afërsi me Serbinë, Greqinë dhe sidomos me Rusinë, më shumë sesa me vetë interesin kombëtar shqiptar.
Komunizmi enverist vrau intelektualët atdhetarë dhe krijoi një realitet kolektiv anti-kombëtar, pasojat e së cilës i vuajm sot nën regjimet despoto mashtruese.

Pra. Për të arritur qëllimin e synuar, duhet të grumbulloni një bagazh njohurish morale, politike, historike, fetare dhe kombëtare.

Në fund, e Djathta Shqiptare arriti ta realizojë ëndrrën e sionistëve. Ta shndërrojë Shqiptarinë në një laborator të ideologjisë perendimore në Ballkan. Çmimi ishte i rëndë, izolim, varfëri dhe humbje e brezave të tërë të projektuar nga dy bloqet antishqiptare.
Ishin e majta dhe e djathta që ndan tokatë shqiptare në Berlin dhe Londër.
Dhe kjo histori duhet kujtuar, sepse ajo shpjegon pse ende sot, në shumë aspekte, Shqipëria përballet me pasojat e një orientimi politik që dikur u shiti idealet kombëtare për dogma ideologjike të importuara.
Prandaj, shpëtimi qëndron në qëndrimin besnik ndaj Zotit, Besës dhe idealeve të çështjes shqiptare paideologjizma duke forcuar sinqerisht faktorin e brendshëm për hir të dashurisë për kombin dhe atdheun.

Pati 12 vjet PDSH dhe 23 vjet BDI, një proces që përfundoi katastrofikisht për shqiptarët; grupi i fundit e përdori pushkën më kot dhe dështoi të arrinte rezultatet e qëllimeve të tij të ndërtimit të shtetit për federalizim ose decentralizim. Është e qartë se të drejtat e shqiptarëve nuk përparuan; përkundrazi, ata bënë regres deri në atë pikë sa u bënë një pakicë e mjerueshme multietnike.
Tani na duhet mobilizim parlamentar pozitë dhe opozitë të gjithë duhet të kërkojmë që të mbahet një regjistrim i ri i popullsisë në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe që shqiptarët, që janë deri në 40 mijë, të kthehen nga statusi i jorezidentit në statusin e rezidentit.
Kur Kushtetuta t’u hapet mundësia bullgarëve, duhet të trajtohet edhe çështja e Shtetit Ilir të Shqiptarëve si komb shtet-themelues në RMV!

Janë politikat tona dhe ato të sllavomaqedonasve që kanë sjellë shtetin në prag të kolapsit, duke e ngarkuar çdo banor me borxhe prej 18,000 eurosh dhe duke vendosur pasuri të paluajtshme të mëdha në llogari të vet pushtetsrëve.

Historikisht kemi ecur me “hajt mor se su bë nami”! Prandaj jemi në këtë pikë halli; nga njerëz që janë pa kurriz, kanë kriza të forta identiteti dhe janë të humbur në mënyrat e jetesës duke shpikur mitofigura gjejnë qetësi primitive. Kështu ne marrim frymë pa lidhje, hamë pa lidhje, festojmë pa lidhje dhe përfundimisht vdesim pa lidhje. Rroftë shakllabanluku!
Por kur vjen për interesa vetjake jemi gati të sakrifikojm gjithçka për fëmijët tanë të kenë një të ardhme me financa mbështesim për më të mirën, duke haruar se investimi kolosal dhe empirial është shtetformësia dhe shoqëria në të cilën fëmijët duhet ti gëzojn aftësit e fituara për këto çështje… ndryshe për çka?

Në fund, qytetarët janë ato që ngadhënjejnë, sepse verdikti dhe vullneti i tyre gjithnjë është vendimtar. Në këto zgjedhje u ballafaqua me shumë sfida dhe inzhinjering politik, por ka shumë hapësirë për të reflektuar. Të përkushtohemi akoma më fuqishëm për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të parandaluar emigrimin e të rinjëve, sepse janë potenciali më i çmuar që kemi si popull. Të investojmë më shumë në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinjë, ata janë protagonistët e proceseve dhe sfidave që na presin në epokën e re të digjitalizimit masiv dhe revolucioneve teknologjike e shoqërore.
Politika është shkencë në vete, me peripeci dhe lojëra shahu, por gjithmonë kam qenë idhtar i përmbajtjes dhe vlerësimit të sinqeritetit, shërbimit ndaj qytetarëve, ecjes me këmbë për tokë dhe funksionimit për qëllime të përbashkëta në të mirë të vendit dhe qytetarëve. Çdonjëri nga ne mund ta bëjë ndryshimin pozitiv, duke filluar nga dashuria ndaj familjes larg “barazisë gjinore” sorosjane, respektit të ndërsjellë dhe punës me zell. Të gjithë Kryetarët e rinjë dhe të rikonfirmuar të komunave i pret një periudhë plot sfida dhe ballafaqime me probleme, në shërbim të qytetarëve!

“Është koha, më duket, të themelohet një aristokraci e vërtetë, ajo e vlerës, sipas shërbimeve të çdo njeriu, sipas mendjes dhe punës së tij.
Të mësohen shqiptarët të kërkojnë famën në punë, te puna pjellore dhe ftimtare, e qetë dhe pa gjëmë, pa tym, pa pluhur, pa thirrje e pa çjerrje, që ka dobi për punonjësin dhe për botën…”
Mid’hat Frashëri

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com