Zgjedhjet lokale përfunduan, dhe me to nis edhe numërimi mbrapsht i orëve të premtimeve që pritet të realizohen nga kryetarët e rinj të komunave. Qytetarët e Shkupit prioritet kryesor e kanë problemin me mbeturinat.

“Gjithçka që premtuan të realizojnë. Cili është prioriteti sipas jush? Mbeturinat të pastrohen dhe higjiena. Nga ajo të fillojnë? Po ashtu premtuan”, tha një qytetar.

“Të punojnë, sepse po vuan populli. Cilën punë duhet ta fillojnë të paren? Transporti publik, higjiena, sipas meje janë këto sepse është turp i madh, minjtë neper rrugë nga mbeturinat”, u shpreh një qytetar tjetër.

”E para është higjiena dhe mbeturinat, kjo është e para. Higjiena është gjysma e shëndetit tek njerëzit, kjo është fakt dhe unë kështu mendoj”, theksoi një qytetar.

“Prioritet është ajri i pastër dhe të pastrohen mbeturinat”, theksoi një qytetar.

Në disa zona të Shkupit, që mbrëmë, kamionët e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” filluan të largojnë mbeturinat, por në shumë vende, kontejnerët ende vazhdojnë të jenë të stërmbushur, duke treguar se problemi mbetet ende larg zgjidhjes.

Në një postim të mbrëmshëm në rrjetet sociale të Higjienës Komunale nga aktivitetet e kësaj ndërmarrje thuhet se kanë filluar intensivisht pastrimin e mbeturinave.

“Pastrimi vazhdon me sukses, punëtorët e Ndërmarrjes Publike të Higjienës Komunale -Shkup kanë filluar intensivisht”, thanë nga Higjiena Komunale.

Sipas qytetarëve të Shkupit, përveç largimit të mbeturinave nga ana e Higjienës Komunale, kjo ndërmarrje do të duhet që në të ardhmen së bashku me mbeturinat, të largoje edhe kontejnerët e demoluar./ Alsat.mk

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com