Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një “raport të vogël”.
Ai tha se një veprim të tillë mund të bëjë vetëm një kryeministër i papjekur.
“Të guxosh ta quash një dokument kaq të rëndësishëm për shtetin si Raporti i Komisionit Evropian një “raport të vogël”, duhet të jesh një Kryeministër i papjekur”, thotë Zhernovski.
Pas publikimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian, partia në pushtet VMRO-DPMNE e quajti dokumentin nga Brukseli një “raport të vogël”, duke vlerësuar se është pjesë e “kushtëzimit dhe presionit politik” dhe se “raporte të vogla” të tilla dhe të ngjashme do të vazhdojnë derisa të mbyllet mosmarrëveshja me Bullgarinë.