Më 08 nëntor 2025, rreth orës 00:40, në SPB Shkup është raportuar se në oborrin e një kompanie në fshatin Krushopek, rajoni i Shkupit, ka shpërthyer zjarr në një kamion të markës “Man” me targa të Shkupit, në pronësi të kompanisë.

Siç njofton TetovaSot, zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Gjatë ditës së sotme, ekipet hetimore do të kryejnë këqyrjen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com