Zvicra është renditur në vendin e parë në botë për konkurrueshmëri digjitale, sipas raportit vjetor të World Digital Competitiveness Ranking, të publikuar të martën nga Instituti për Zhvillim Menaxhimi (IMD), përcjell albinfo.ch.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Vendi ka arritur rezultate të shkëlqyera falë miratimit të identitetit elektronik (e-ID) në një referendum të fundit, si dhe për fleksibilitetin dhe aftësinë e tij për të tërhequr talent ndërkombëtar.

Raporti vlerëson performancën e vendeve në zhvillimin, përdorimin dhe transformimin digjital të ekonomisë dhe shoqërisë.

Këto rezultate vijnë vetëm disa ditë pasi një tjetër studim ndërkombëtar e shpalli Zvicrën si kombin më konkurrues në botë në përgjithësi, duke konfirmuar pozitën e saj të fortë në inovacion, arsim dhe zhvillim teknologjik.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com