Më 02.12.2025, rreth orës 10:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor – Tetovë e privuan nga liria Xh.A. (24) nga fshati Novo Sellë, Komuna e Bogovinës. Më herët, ajo me veturën e saj “Volkswagen Touran” me targa të Tetovës, të cilën e drejtonte, kishte goditur një automjet të parkuar “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i parkuar nga V.U. (23) nga Tetova.
Gjatë marrjes së masave është konstatuar se ajo ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht ka pasur 1.55 promila alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngritet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.
Mgid