Ish-avokatit të shtetit, Fehmi Stafa, i është caktuar masë 30 ditë paraburgim me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për shkak të, siç u theksua, rrezikut të arratisjes dhe mundësisë që ai të ndikojë mbi dëshmitarë ose ta pengojë hetimin, përcjell TV21.

Stafa dyshohet se ka pranuar ryshfet në vlerë rreth 50 mijë euro, me qëllim që të ndërmjetësojë dhe ta shfrytëzojë ndikimin e tij tek një gjyqtar i Gjykatës së Apelit për t’i hequr paraburgimin Ljupço Pecovit, i dyshuar në rastin “Zinxhir”, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se hetimi është në vazhdim dhe se po mblidhen prova shtesë lidhur me rastin, ndërsa mbrojtja ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë masën e paraburgimit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com