Nuk jemi në sheshin e Sulltanahmetit në Stamboll, e as nuk janë turistët e huaj që ushqejnë qindra pëllumba. Jemi sot në sheshin e Tetovës, ku një kuzhinier nga Sllatina Arben Xhelili ushqen çdo ditë qindra pëllumba dhe atë vetëm me bukë.

Sot e takuam Arbenin një humanist i cili prej kohësh ka marrë përsipër t’u sjellë ushqim pëllumbave të sheshit të Tetovës, duke krijuar një pamje të ngrohtë që tashmë është bërë e përditshme për tetovarët.

Arben Xhelili për portalin TS shprhet se ndjenë knaqësi kur ai i ushqen çdo ditë ata madje thotë se këtë punë e bënë për 5 vite pa ndpërerë.
“Ka që 5 vite që e bëjë këtë punë, as vikendeve e as për festa nuk ju ka mungusr ushqimi pëllumbave” thotë për TS, Arben Xhelili i cili punon dy punë edhe si kuzhinier në një restroant të Tetovës, por edhe si punëtor në një fabrikë poashtu në Tetovë.

Ushqimin e siguron ndonjëherë në restorante e kur mungon, ai e blen në furra të bukës vetëm e vetëm që pëllumbat të kenë bukë. “Bukën ndonjëherë e marë në restorante që ngelën e ndonjëherë e blej sepse duhet me i ushqy këta janë mbi 300 pëllumba vetëm në shesh” thotë më tej Arbeni.

Ai do të vazhdojë këtë gjest human deri sa do ketë mundësi fizike dhe shpreson se dikush do të zëvendësoj.

Deri sa Arbeni ushqen pëllumbat, neve na mbetet vetëm t’i themi faleminderit që edhe sot ka njerëz që mendojnë për shpezët dhe kafshët. Sepse buka për pëllumbat nuk është vetëm ushqim është një mesazh i qartë se mirësia fillon nga gjërat e vogla. Dhe pikërisht nga këto veprime të thjeshta, Tetova po bëhet një qytet më i ngrohtë dhe më i dashur për të gjithë./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com