Apo është koha për një zgjim të madh qytetar?

Është momenti që ne, qytetarë të nderuar, të dalim në mbrojtje të vlerave dhe jetës, ashtu siç ndodh kudo në botën e qytetëruar dhe demokratike. Nuk duhet të lejojmë më tej makutërinë e disa sharlatanëve që kanë në dorë jetën e njeriut dhe që, dita-ditës, shkelin dhe nëpërkëmbin dinjitetin njerëzor.

Mjaft më, o hajna!


Një fjalë e popullit thotë: “Turpi s’e mbyt askënd”.
Unë them se të paftyrët nuk njohin turp fare.

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt e të zë trishtimi!

Vjedhja përmes faturave të energjisë elektrike, të cilat në shumë raste tejkalojnë disa herë shifrat reale të konsumit, kryhet nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, duke përfituar e gjithë hierarkia – që nga elektricistët e deri te qeveritarët.

Transparenca, ngritja e zërit dhe vetëdija qytetare janë çelësi për ta luftuar këtë të keqe.
Duhet të jemi të informuar. Duhet të jemi të guximshëm. Sot gjithçka është publike.

Problemi nuk është rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë.
Problemi është korrupsioni i kësaj qeverie.
Problemi janë aferat dhe tenderët e dyshimtë.
Problemi janë qindra patronazhistë të punësuar në sektorin e energjisë, të cilët paguhen nga buxheti i shtetit.

Pra, fatkeqësia nuk është rritja e çmimeve në bursë, por kjo qeveri që çdo ditë e më tepër u vjedh xhepat shqiptarëve.

Në të gjitha këto raste, shkelet çdo pikë e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, ligjit për shitjen e energjisë, mënyrën e faturimit dhe shërbimet. Ligji është i qartë:
shitja e energjisë elektrike llogaritet vetëm mbi bazën e konsumit real, i matur me aparate matëse, dhe kjo vlerë duhet të paraqitet qartë, saktë dhe e lexueshme në faturë, e jo në mënyrë të dyshimtë dhe të paarsyeshme për qytetarin.

Përfundim

Nuk e kuptoj se mbi çfarë kriteresh bazohen elektricistët kur shënojnë shuma kaq të larta për pagesë dhe si mund të faturohen qytetarët pa asnjë të dhënë konkrete për kilovat-orët e harxhuara.
Faturat aforfe janë veprime të qëllimshme për të dobësuar ekonominë e qytetarit dhe për të pasuruar në mënyrë të paligjshme një grup të ngushtë.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes tregohet i gatshëm vetëm për të ndëshkuar qytetarët, por asnjëherë nuk ndërhyn kur atyre u faturohen shuma të jashtëligjshme dhe të pabazuara.

Turp ju qoftë!
Mjerë populli me këta hajna!

Pedagog:
Naim Kurtishi

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com