Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në seancën e 79 të Kuvendit, janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme përfshirë ligje nga agjenda reformuese.
“U realizua seanca e 79-të plenare e Kuvendit, dhe e fundit për vitin 2025, ku u shqyrtuan pika të rëndësishme, përfshirë ligje nga agjenda reformuese. Ndër të vendimet të tjera, u miratuan:
Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Rrugët Publike,
Propozim-ligji për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim,
Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike
Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese,
Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë,
Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tregti,
Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor”, ka shkruar Gashi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com