Sot, më 19 dhjetor 2025, Agim Islami ka bërë një thirrje publike për drejtësi përmes një statusi në Facebook, duke deklaruar se po hyn në vitin e 18-të të vuajtjes së dënimit me burg për një vepër që nuk e ka kryer.

Islami shprehet se është një nga shumë persona të pafajshëm që vuajnë pas grilave për raste të montuara dhe të fabrikuara, duke akuzuar drejtpërdrejt institucionet që, sipas tij, kanë dështuar të zbatojnë drejtësinë.

Në statusin e tij të plotë, ai shkruan:

> “Sot,19 dhjetor 2025, fillon viti i 18 në burg pa asnjë faj.
Unë Agim Islami, jam një nga shumë të pafajshëm që vuajnë në burg për një vepër që nuk e kam kryer,
Një vepër që nuk ka asnjë bazë në realitet, një vepër që është fabrikuar dhe montuar nga ata që duhet të mbrojnë dhe ta praktikojn në mënyrë të drejtë Drejtësinë.

Pyetja është: Ku mbeti rasti Alfa? Ku mbetën premtimet?
Për çfarë u votuan? Për çfarë ndryshimi flisnit në kampanjë?
Unë kërkoj drejtësi, liri dhe për të jetuar pjesën e ngelur të jetën time me dinjitet.

Ju lutem, familjarë, dashamirë, miq, shokë, kur t’i takoni politikanët dhe përfaqësuesit tanë, pyetni se ku ngeli rasti Alfa.
Pyetni se pse ende nuk ka Drejtësi për mua dhe për shumë të tjerë.
Pyetni se si i lirojnë njerëzit e tyre pala tjetër në mënyra të ndryshme dhe askush nuk e ngre zërin që edhe ne të lirohemi!

Unë nuk kërkoj mëshirë, unë kërkoj Drejtësi.
Unë nuk kërkoj Falje, unë kërkoj Liri!

Liri për Rastin Alfa
2008/2026..
Viti i 18 në burg pa asnjë Faj.”

Rasti “Alfa” mbetet një nga çështjet më të diskutuara dhe më të kontestuara në opinionin publik, ndërsa thirrja e Agim Islamit rikthen edhe një herë në vëmendje pyetjet mbi drejtësinë selektive, premtimet politike dhe përgjegjësinë institucionale.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com