Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti duke përmendur të arriturat e BDI-së, tha se edhe agjenda e gjelbër të cilën kohë më parë ata si parti e promovuan është projekt kombëtar i cili nuk u takon vetëm atyre si shqiptar, por u takon të gjithëve.
Sa i përket zyrtarizimit të gjuhës shqipe, Ahmeti tha se gjuha shqipe është zyrtare.
“Gjuha shqipe është zyrtare. U protestua sepse u përgatit material nga gjykata kushtetuese 75 faqe për ta ndryshu ligjin e gjuhës shqipe, për atë u përgatit protesta. Mos prek aty ku nuk preket, sepse po e preke ligjin e gjuhës nuk i ke bërë vetes mirë as si parti e as si shtet, sepse shqiptarët janë vrarë dhe janë pre për gjuhë e flamur”, deklaroi Ahmeti, në emisionin “Debat në Shenja”.
Ali Ahmeti tha se gjuha shqipe nuk është gjuhë e cila flitet vetëm në çarshi, pro edhe në institucione.
“Ai që guxon ta preku duhet të mendon mirë sepse i kthen situatat 20 e sa vite më herët”, deklaroi mes tjerash Ahmeti.