Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti bëri thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që do të mbahet më 13 dhjetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ahmeti tha se UÇK mbetet pjesë e identitetit kombëtar.

“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë.

Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë.

Liria ka emër, UÇK. Dhe ky emër mbetet pjesë e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar.

Ju ftoj të gjithëve që nesër të jemi bashkë”, tha Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume