Ndotja enorme e ajrit i ka mbushur spitalet dhe ka shkaktuar komoplikime te të sëmurët kronik, sidomos ato që kanë asmë dhe sëmundje të lidhura me mushkëritë e bardha.

Mjekët alarmojnë se ajri i ndotur ka pasoja serioze edhe në shëndetin e fëmijëve për shkak të procesit të zhvillimit të mushkërive të bardha dhe sistemit imunitar të ndjeshëm. Ato apelojnë për kujdes.

“E vetmja gjë që mund të rekomandoj është që prindërit sa të munden ti mbrojnë fëmijët, të mos dalin jashtë kur ndotja e ajrit është e lartë. Nëse mundet të porositen nëpër shkolla, në çerdhe, pastrues të ajrit, të paktën në hapësira të mbyllura fëmijët të thithin ajër të pastër dh prindërit nëse munden ti dërgojnë fëmijët nëpër male, atje ku ka ajër të pastërt që të thithin ajër të pastërt”.

Mjegulla e dendur, dukshmëri e ulët, vështirësi në trafik

Ndërkohë, për shkak të dëndësisë së mjegullës është vështirësuar transporti ajror por edhe ai rrugor. Në faqen zyrtare të Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit kanë njoftuar se nga mëngjesi janë anuluar disa fluturime.

Ndërsa, në disa akse rrugore në vend është regjistruar dukshmëri e reduktuar, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”, duke apeluar për vozitje të kujdesshme.

“Dukshmëria në drejtimin Zhurovnicë–Llukovë është ulur deri në 30 metra, ndërsa rreth 150 metra në zonat e Tetovës, Shtipit, Petrovecit dhe Demir Kapisë. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht në kolovoz të thatë, megjithatë në disa segmente që kalojnë përmes prerjesh shkëmbore është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve të vogla të dheut” – thonw nga Rrugwt e Maqedonisw.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike bëjnë të ditur se mjegulla nëpër lugina do të vazhdojë edhe ditët në vijim, ndërsa nga mesi i javës pritet përmirësim i kushteve të motit, me reshje shiu dhe bore në viset më të larta.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com