Rreth orës 10:00 të mëngjesit, në rrugën Zhelinë – Tetovë janë përplasur dy kamionë. Si pasojë e aksidentit, njëri prej kamionëve ka pësuar dëmtime të rënda dhe raportohet për persona të lënduar.
Sipas dëshmitarëve të parë për portalin TS thonë se aksidenti ka ndodhur për shkak të mjegullës së dendur, e cila ka ulur ndjeshëm dukshmërinë. Dyshohet se njëri nga shoferët ka humbur kontrollin e mjetit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./TS/
Mgid