Ish-drejtori i Drejtorisë së Librave Amë dhe funksionar i lartë i BDI-së, Bujar Dardhishta, është privuar nga liria në aksionin e madh policor që u zhvillua gjatë natës. Sipas informacioneve fillestare, ai dyshohet për përfshirje në një skemë të pastrimit të parave dhe krimit ekonomik, përcjell Zyrtare.

Në operacionin masiv, i realizuar gjatë natës dhe herët në mëngjes (nga 17 në 18 dhjetor 2025), policia ka arrestuar më shumë se dhjetë persona. Aksioni u udhëhoq nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Byrosë së Sigurisë Publike, nën drejtimin e drejtpërdrejtë të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Inspektorët, duke vepruar sipas urdhrave gjyqësorë, kanë kontrolluar disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë. Qëllimi është çmontimi i një grupi të organizuar kriminal të përfshirë në korrupsion.

Aktualisht, ekipet policore po kryejnë kontrolle edhe në dy subjekte juridike (kompani) në territorin e Shkupit dhe Kumanovës, të cilat lidhen me të dyshuarit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com