Aksion kontrolli në Tetovë dhe Gostivar: 28 shoferë të ndëshkuar për parkim të parregullt, 28 automjete të ngritura me “merimangë”
Gjatë ditës së djeshme (01 dhjetor), në rajonin e SPB Tetovë është zhvilluar një aksion i zgjeruar kontrolli ndaj automjeteve dhe shoferëve. Sipas informacioneve të siguruara nga TetovaSot, gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 28 shoferë (TE–13 dhe GV–15) për parkim të parregullt, ndërsa 28 automjete (TE–23 dhe GV–5) janë ngritur me automjetin special “merimangë” informon Tetovasot.
Përveç këtyre masave, policia ka shqiptuar edhe 43 gjoba të tjera për lloje të ndryshme shkeljesh në komunikacion (TE–21 dhe GV–22), në kuadër të aktiviteteve të përditshme për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e kaosit në trafikun urban.
Autoritetet apelojnë për respektim të rregullave të qarkullimit dhe parkimit, me qëllim që të shmangen gjobat dhe të përmirësohet qarkullimi në qytet.TS