Ali Ahmeti dhe Taravari e presin Spiropalin në selinë e BDI-së: Mesazhe të forta për stabilitetin dhe marrëveshjen e Ohrit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Në takim morën pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, si dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani.
Sipas Ahmetit, takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u diskutua hapur për zhvillimet aktuale politike, marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional.
Gjatë bashkëbisedimit, u theksua rëndësia e stabilitetit rajonal dhe e perspektivës evropiane, si dhe roli kyç i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, e cila u vlerësua si gurthemel i demokratizimit, stabilitetit dhe progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Takimi u përmbyll në frymë mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë, ndërsa delegacionet vazhduan bisedimet gjatë një dreke pune.




