Në Kongresin e pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim që po mbahet sot në Shkup, kryetari i partisë, Ali Ahmeti, prezantoi katër rezoluta kryesore, të cilat sipas tij janë të domosdoshme për të konsoliduar shtetin, për të forcuar barazinë dhe për të nxitur zhvillimin e vendit, raporton TS.

  1. PËR PËRFORCIMIN E KARAKTERIT UNITAR TË SHTETIT

DHE KONSOLIDIMIN E BARAZISË FUNKSIONALE

2. PËR SHTETIN E SË DREJTËS, DREJTËSINË E PAVARUR

DHE RIKTHIMIN E BESIMIT NË INSTITUCIONE

3.  PËR MARRËVESHJEN KOMBËTARE PËR PËRPARIM DHE ZHVILLIMIN E

QËNDRUESHËM TË VENDIT

4. PËR INTEGRIMIT EVROPIAN

“Këto katër rezoluta janë themeli për një Maqedoni të Veriut stabile, funksionale dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e saj,” tha Ahmeti, duke nënvizuar se BDI do të vazhdojë të jetë forca e unitetit, stabilitetit dhe integrimit europian.

Kongresi i BDI-së konsiderohet një moment kyç për drejtimin e partisë dhe vizionin politik për të ardhmen e vendit./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com