Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Angela Ageler, mësojnë burime të TetovaSot.

Sipas këtyre burimeve, takimi është zhvilluar në orët e fundit, ndërsa detaje për përmbajtjen e bisedës nuk janë bërë publike.

TetovaSot ka kontaktuar edhe Bashkimin Demokratik për Integrim për të marrë një qëndrim zyrtar lidhur me këtë informacion, por nga BDI-ja, pas thirrjes telefonike, as nuk e kanë pohuar e as nuk e kanë mohuar takimin.

TetovaSot do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet dhe do të informojë opinionin për çdo detaj të ri.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com