Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur se si janë raportet me VMRO-DPMNE-së, pasi në kongresin e partisë, ishte i pranishëm Sekretari Gjeneral i VMRO-së, Ahmeti tha se në kongresin e BDI-së kanë qenë të ftuar gjitha partitë.

I pyetur se cilat janë vijat e kuqe të BDI-së, për të bashkëpunuar me VMRO-në, Ahmeti tha se sa u takon zgjedhjeve, ata në çdo kohë janë të gatshëm dhe kërkojnë zgjedhje.

“BDI ka parimet e veta, ka kornizën e vete që nuk e tejkalon, është Marrëveshja e Ohrit e cila duhet të zbatohet në përpikshmëri, është Marrëveshja e Prespës, që duhet të respektohet dhe zbatohet, është Marrëveshja për Fqinjësi të mirë, që këtyre tre Marrëveshjeve historike për stabilitetin e Maqedonisë dhe ardhmërinë, kemi vlerësuar se duhet t’i shtohet edhe një Marrëveshje, Marrëveshja Komëbtare për zhvillim e përparim”, deklaroi Ali Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com