Maqedonia ka nisur bisedime formale me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar, shkruan britanikja Daily Mail. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për persona të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediat britanike, transmeton Portalab.mk.

Sipas informacioneve nga mediat, plani parasheh që Britania t’i paguajë Maqedonisë për çdo migrant që ajo pranon, si dhe të investojë në vend përmes investimeve dhe mbështetjes për sigurinë e saj, veçanërisht në kontekstin e ndikimit rus në rajon.

“Pas takimit kyç midis kryeministrave Starmer dhe Mickoski në maj, u vendos një Partneritet Strategjik i fokusuar në një kornizë afatgjatë politike, ekonomike dhe të sigurisë, i dizajnuar për të thelluar bashkëpunimin dhe për të forcuar stabilitetin dhe mirëqenien në të dy vendet. Si pjesë e kësaj, u nënshkrua një partneritet ndërqeveritar për realizimin e projekteve të infrastrukturës kritike. Ky bashkëpunim u forcua edhe nga të dy kryeministrat në Procesin e Berlinit, i cili u mbajt në tetor të këtij viti,” publikoi Ambasada Britanike në rrjetet e tyre sociale.

“Për më tepër, të dy vendet bashkëpunojnë përmes Grupit të Përbashkët të Punës për Migracionin për të luftuar migracionin e parregullt dhe krimin e organizuar të emigracionit, për të forcuar sigurinë dhe për të trajtuar rrjetet kriminale. Ne qëndrojmë fort pranë aleatit tonë në NATO për të avancuar mirëqenien, sigurinë dhe rritjen ekonomike,” deklaruan nga ambasada.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së autoriteteve amerikane për pranimin e shtetasve të Maqedonisë të cilët po qëndrojnë ilegalisht në SHBA. Por, a është futur vendi jonë në lojë për të qenë vend tranzit dhe për të pranuar përkohësisht migrantë që në SHBA kanë ardhur nga vende të treta, siç është rajoni i Amerikës Latine? Radio Evropa e Lirë (REL) ka shkruar për mundësitë e tilla për disa vende të Ballkanit, ndërsa Kosova më 12 qershor konfirmoi zyrtarisht se do të pranojë, ose do të ofrojë mbrojtje të përkohshme për 50 persona nga vende të treta në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

Qëllimi i kësaj iniciative është të kufizojë fluksin e migrantëve që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, veçanërisht nëpërmjet kanalit La Mansh, numri i të cilëve shënon rritje të ndjeshme në vitin 2025.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com