Apartamentet luksoze në Vodno, të cilat Prokuroria i paraqiti si pasuri të fshehur të ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe që u konfiskuan me vendimin gjyqësor për rastin “Parcelat në Vodno”, janë rikthyer për herë të dytë në shitje, pasi tentativa e parë dështoi.

Këtë herë, çmimi fillestar është ulur për 25% krahasuar me vlerësimin fillestar.

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar njoftoi se shitja do të zhvillohet me ankand publik elektronik, me çmim fillestar të bazuar në vlerësimin e Ministrisë së Drejtësisë, të ulur për një të katërtën, sipas ligjit për menaxhimin me pasurinë e konfiskuar.

Bëhet fjalë për tre apartamente në Vodno, me sipërfaqe të përgjithshme 750 metra katrorë. Vlera e tyre fillestare ishte 2.4 milionë euro, ndërsa tani çmimi ka rënë në 1.843.000 euro.

Detajet e apartamenteve:

Apartamenti i parë:
– 155 m² + 95 m² ballkon
– Fillimisht: 760.000 €
– Tani: 569.662 €
– I pajisur me jacuzzi

Apartamenti i dytë:
– 199 m² + 48 m² ballkon
– Fillimisht: 847.000 €
– Tani: 635.220 €

Apartamenti i tretë:
– 200 m² + 48 m² ballkon
– Fillimisht: 851.000 €
– Tani: 637.896 €

Ankandi elektronik do të mbahet më 23 dhjetor.

Gruevski, për rastin “Parcelat në Vodno”, fillimisht u dënua me 7 vite burg, ndërsa Gjykata e Apelit ia rriti dënimin në 9 vite. Përveç blerjes ilegale të parcelave, ai u shpall fajtor edhe për keqpërdorim të donacioneve të partisë.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 2006–2012, Gruevski, si lider partie, ka përvetësuar 1.3 milionë euro nga donacionet, të cilat më pas i përdorte për blerjen e tokave në Vodno.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com