Në Kongresin e V-të të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i mbajtur dje, u miratua Statuti i ri i partisë si dhe një sërë rezolutash të rëndësishme që synojnë forcimin e funksionimit të brendshëm, stabilitetin institucional dhe avancimin e proceseve integruese të shtetit, shkruan TS.

Gjatë kongresit, Ali Ahmeti u rizgjodh kryetar i BDI-së, duke marrë një mandat të ri në krye të partisë. Me këtë rast, u vlerësua roli i tij si bartës i proceseve kyçe politike për shqiptarët dhe për shtetin në përgjithësi.

Po në këtë kongres, Arbër Ademi u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, me besimin e kryetarit Ali Ahmeti dhe të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.

Ai theksoi se këtë përgjegjësi të re e pranon me nder, përulësi dhe gatishmëri për të punuar edhe më fuqishëm në drejtim të forcimit dhe avancimit të mëtejshëm të BDI-së.

Ademi uroi gjithashtu të gjithë kolegët e zgjedhur në organet partiake, duke iu dëshiruar shëndet dhe suksese në angazhimet e tyre, ndërsa shprehu falënderim të veçantë për Fatonin, i cili gjatë mandatit të tij si Sekretar i Përgjithshëm ka dhënë kontribut maksimal në shërbim të partisë dhe vizionit të saj. Ai e uroi Fatonin edhe për detyrën e re si Nënkryetar i BDI-së, duke shprehur bindjen se do ta ushtrojë këtë funksion me përkushtim dhe përgjegjësi.

“Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Arbër Ademi në rrjetin social Facebook, pas zgjedhjes së tij si Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com