Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur rreth raportit me “Tifozat Kuq e Zi”.
I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arban Osmanit, i pari i FSHF-së pranoi se raportet Federatë-tifozë janë prishur, shkruan “Gazeta Express”.
“I kemi prishur pak marrëdhëniet kohët e fundit me ‘Tifozat Kuq e Zi’, për arsye të pranisë së tyre në stadium. Kjo nuk ka të bëjë në marrëdhënien personale.”
“Ka disa rregulla që ne duhet t’i respektojmë. Ne e vlerësojmë mbështetjen dhe kontributin e çdo tifozi që vjen në stadium.”
“Por ne dëshirojmë një nivel dhe një ambient më të kulturuar në stadium”, deklaroi Duka.
Mgid